Pas suksesit të filmit “Drejtë fundit” duket se Drilon Hoxha ska të ndaluar, ai ka përveshur mëngët për filmin e rradhës.

“Jeto ndryshe” është titulli I filmit të dytë që mbanë firmën e Drilonit ku duhet theksuar se nuk është një vazhdimsi e filmit të parë siç edhe mendojnë shumë nga fansat e tij, por është një film që ka një format ndryshe nga ai I “Drejtë fundit”. Interesante është fakti që në këtë film janë pjesëmarrës disa nga aktorët kryesorë të filmit të parë ku natyrisht njëri prej tyre është vetë Driloni duke vijuar me Ardian Ramushi etj. Pjesë e kastit “Jeto ndryshe” do të jenë edhe shumë emra të njohur të kinematografisë apo edhe muzikës shqiptare si Shpat Kasapi, Erik Lloshi etj, por duke mos zbuluar më tej edhe risitë e këtij filmi. Realizimi I “Jeto ndryshe” duket se do të shtrihet jo vetëm në trojet shqiptare dhe kosovare por edhe përtej tyre, një pjesë e xhirimeve do të bëhet në Turqi dhe Zvicër ku rreth dy ditë më parë kanë udhëtuar drejtë Zyrihut për të realizuar xhirimet. Drilon Hoxha shprehet për Star Plus se të realizosh një film duhet shumë mund, durim e mbi të gjitha shumë pasion gjë e cila atij nuk I mungon, dihet se realizimi I filmit të dytë do mjaft kohë që të përgatitet deri në momentin që të vijë para publikut, por një gjë është e sigurt dhe ajo është se vetë Driloni ka kapur momentin e tij të suksesit dhe nuk ka ndërmens ta lëshoj kollaj duke sjellur kinematografisë shqiptare një “epokë” ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani nga aktorë e regjisorët e sotëm.Fotografia e Ardian Ramushi