Ky është Abdul Medina nga Guatemala . Ai ka ardhur nga shteti i largët i Guatemalës në pedonalen e qytetit të Shkodrës për të interpretuar me violin muzikë klasike dhe jo vetëm

Abdul Medina prej 8 ditësh luan violin në rrugët kryesore qytetit të Shkodrës duke bërë art në rrugë dhe duke terhequr vemendjen e qytetarëve .

Pasi ka mbaruar studimet, ai ka vendosur të përformojë muzikë në violin, në vende të ndryshme të botës.

Kam ardhur rreth një javë më parë në qytetin e shkodrës. Bëj të njëjtën gjë kudo që shkoj, pra, bëj muzikë me violinën time. Kam vizituar shumë vende të botës. Që kur kam mbaruar studimet në vitin 2017, kam luajtur muzikë në më shumë se 40 vende të botës.

Shkodra është qyteti i katërt që Adbul Medina ka zgjedhur të vizitojë. Ai thotë se qetësia në rrugët e qytetit të Shkodrës është një nga arsyet pse ai e ka shijuar shumë vizitën këtu.

Mendoj se Tirana është e bukur, por këtu në Shkodër është më qetësi, mund të bësh një jetë më të qetë këtu.
Muzika tradicionale është ajo që i pëlqen më së shumti Abdul Medinës. Ai thotë se nuk ka një lidhje mes muzikës që dëgjon dhe asaj që Medina luan në sheshe të ndryshme.

Muzika që luaj është më shumë tradicionale, si psh: nga Skocia, irlanda dhe nga Spanja Veriore. Kjo lloj muzikë quhet, muzike saltike. Por unë luaj luaj gjithashtu edhe muzikë nga vendi im.

Ka diçka ndryshe tek unë, pasi muzika që luaj nuk është e njëjta me muzikën që dëgjoj, pasi unë jam fans i muzikës rrok dhe heavy metal.

Nga ana tjetër, paraqitja ime e jashtme të bën të mendosh sikur unë jam një djalë që i pëlqen muzika regge, por në fakt jo. Nuk më pëlqejnë këto gjëra. Ky jam unë, pra, këto flokë thjesht i kam kështu, nuk dua ti bëj ato më rasta. Madje kështu më pëlqen të vishem.

Ndërkohë, lëvizja dhe vizita në vende të ndryshme të botës e ka bërë që të krijojë shumë miqësi.

Unë nuk dua të bëj fansa, me pëlqen më shumë kur ato bëhen miqtë e mi. Më pëlqen kur ato bëjnë video apo foto teksa unë luaj muzikë. Këta njerëz unë i quaj miqtë e mia, jo fansa.

Ndërsa në të vërtëtë, unë kam disa shokë dhe shoqe, me të cilët nuk takohem shpesh për shkak të punës që baj. Ato nuk mund të udhëtojnë me mua nëpër botë, por kam mësuar të jetoj pa to. Kjo gjë është e trishtë në disa raste, sepse nuk e dija se kur do ti shikoja miqte e mi, por tashmë jam mësuar.

Aventura e radhës është akoma në pritje. Abduli nuk e ka vendosur se kur do largohet nga qyteti i Shkodrës.

Nuk e di, e vendos krejt papritur. Ndoshta udhëtoj drejt malit të zi ose drejt kosovës. Thjesht ndjek zmerën. Do të zgjohem një ditë nga gjumi dhe zemra do më udhëheqë drejt destinacionit të radhës.

Shqipëria do të mbetet një nga vendet e tij të preferuara, për shkak të mundësive që atij i ka ofruar për të njohur veten.

Unë e dua Shqipërinë, sepse nuk kam ardhur këtu për të fituar para. E kam vizituar shqipërinë sepse dua të njoh veten dhe mendoj që ky vend më ka ndihmuar shumë. E kam kuptuar se gjërat qe bëjmë në jetë janë më të vlefshme kur i bëjmë më zemër, pa pyetur shumë për paratë.

Artikulli paraprakRRËFIM – ILSI ADEMI
Artikulli tjetërSHKODËR, RADHË TË GJATA NË POLIKLINIKË