Ecuria ekonomike vijon të jetë delikate si pasojë e goditjes së fortë që po merr për shkak te pandemisë. Në muajin shtator rënia e të ardhurave ishte -3%, nga -6.9% që ishte në muajin gusht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 9-muaj të ardhurat kanë pësuar një rënie prej 10.5%, duke marrë goditjen më të madhe nga mos realizimi i të ardhurave nga tatim-fitimi dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Të dy këto tregues dëshmojnë krizën që ka përfshirë biznesin në vend të cilët nuk po kontribuojnë me të ardhura në buxhet, por njëkohësisht edhe shtyrja e pagesës së kësteve të tatim fitimit për vitin 2021 për disa kategori biznesesh ka ndikim në këtë tkurrje.

Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë rënë në 9 muaj kanë rënë me 31.1%, kjo për shkak të largimeve nga puna gjatë pandemisë, edhe për pasojë kemi më pak kontribute me të ardhura.

Ndërkohë në muajin shtator kanë parë një përmirësim të ndjeshëm të ardhurat nga TVSH-ja. Në total sipas Ministrisë së Financave në 9 muaj janë mbledhur 307,8 miliardë lekë, duke u tkurrur me 290 milionë euro në raport me të ardhurat e mbledhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si pasojë e nevojës për financim të paketave ekonomike dhe i nevojave në shëndetësi pas krizës së shkaktuar nga pandemia, borxhi publik ka arritur mbi 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa deficiti buxhetor ka kapur shifrën e 58,4 miliardë lekë duke pësuar një rritje prej 55.1 miliardë lekë krahasuar me Janar-Shtatorin e 2019.