Nga joshja te kërcënimet, dënohet trafikanti shqiptar i kokainës

Një shqiptar, shpërndarës droge, do të deportohet nga Anglia në Shqipëri, pasi u kap me drogë në rrugët e Brighton dhe Hove, raportojnë mediat britanike. Fatjon Gjini, 28 vjeç, raportohet se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një ID të rreme. Në Britani, i riu ishte joshur nga shuma të mëdha parash dhe pranoi të bëhej pjesë dhe drejtonte më pas një rrjet të madh droge në Brighton. Gjini u dënua me 16 muaj burg nga një gjykatë britanike të mërkurën. Shqiptari u kap nga policia me 25 qese kokainë, në makinën e tij Volkswagen Golf në York Avenue, Hove, më 14 Gusht. Ata gjetën një çorape të zezë në sediljen e shoferit të mbushur me 25 qese me drogë me peshë 16.9 gramë. Një celular që përdorej per te komunikuar dhe 110 paund. Kur u pyet nga policët, Gjini tha se ai kishte filluar të shiste drogë sepse dikush i kishte premtuar 3000 paund në javë, por sapo e kishte kuptuar që nuk do t’i merrte paratë ishte përballur me personin në fjalë. Ky i fundit i kishte thënë se tashmë Gjini i detyrohej atij 3000 paund për hotelet e paguara dhe makinat. Më pas, sipas Gjinit, ai ishte i detyruar të merrej me këtë punë sepse frikësohej për jetën. Avokati i tij mbrojtës ka bërë me dije se: “Ai jetonte në Greqi për 10 vjet, por për shkak të rënies ekonomike erdhi në Britani të Madhe.”

Artikulli paraprakARRESTOHEN 3 SHQIPTARËT E RREZIKSHËM, PJESË E MAFIES ITALIANE
Artikulli tjetërTRE SHQIPTARË DHE NJË SERB KAPEN ME DY PAKO DROGË NË KUZHINE