Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë maternitetin e ri të ndërtuar në Sarandë. Teksa takoi nënat e reja, Rama njoftoi se do të ndërtohen edhe disa të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Një maternitet i ri që ta shohin tërë Kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati”,

shkruan Rama përmbi videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”, duke përsëritur kështu fjalën e dhënë nga materniteti i ri i Sarandës.

Deklaratave të mëparshme për bonuset e bebeve, Rama iu ka bashkangjitur edhe thirrjen për shtimin e lindjeve.

Në janar kemi 300 mjekët e parë, pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave për infermierët, mjekët dhe të gjithë personelit.

Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara. Tani t’i nxisim të bëjnë më shumë fëmijë.

Artikulli paraprakUNAZA E MADHE, HIQET EDHE SIMBOLI I 100 VJETORIT TË PAVARËSISË
Artikulli tjetërKËRCËNON ATHINA, ZYRTARJA E LARTË GREKE: MINORITETI, KUSHT PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE