Gjatë prezantimit të platformës sociale Rama nuk kurseu ‘thumbat’ për ish-kryeministrin Berisha, teksa komentoi ndjekësit në rrjetet sociale.

Duke nënkuptuar Berishën, Rama tha se në kohën që nisi komunikimin nga rrjetet sociale me Twitter, ‘qytetari i sotëm dixhital ishte thjeshtë dhe vetëm një plak me shkop në dorë dhe sot ka Facebook’.

Faleminderit miqve në Facebook, faleminderit miqve në Instagram, që janë më të shpejtë, dhe më efikas, nuk e zgjasin shumë me pyetje.

Dhe shumë faleminderit miqve më të vjetër, atyre të cicërimave në Twitter, kur ne hapëm rrugën e rrjeteve sociale

dhe në atë kohë qytetari i sotëm dixhital ishte thjeshtë dhe vetëm një plak me shkop në dorë dhe sot ka Facebook dhe komunikon përmes cicërimave