Dita e sotme sjell rikthimin e masave shtrënguese të lëvizjes dhe të respektimit të masave ndaj COVID-19 në Kosovë. Të moshuarit mbi 65- vjeç dhe të sëmurët kronikë tashmë do të kenë fashë të veçantë lëvizjeje, nga ora 05:00- 10:00 dhe nga ora 18:00- 21:00. Pra gjithsej 8 orë në ditë e ndarë në dy pjesë.

Ndërkohë nga sot nuk ka më çerdhe publike dhe private në Kosovë si një masë tjetër parandaluese për përhapjen e COVID-19. Po ashtu qeveria ka vendosur gjoba të larta për për qytetarët që nuk respektojnë masat ndaj COVID-19, nga 8 mijë euro gjobë deri në 12 vite burg.