Nga dita e sotme e në vazhdim do të ketë shërbim të përbashkët policor Kosovë-Shqipëri.

Zyrtarët e parë policorë të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Shqipëri, ku do të bëhet organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit të verës. Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo erdhi pas nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës së asaj të Shqipërisë, ndërsa shërbimet e përbashkëta do të fillojnë nga sot, 1 korrik deri më 31 gusht. Qëllimi i këtij memorandumi, siç të kumtesa , është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Artikulli paraprakKESHILLI BASHKIAK NJE MINUTE ZI PER VIKTIMAT E STAMBOLLIT
Artikulli tjetërKLOSI: ARSIMI PROFESIONAL, ZGJEDHJE E SIGURTË PËR KARRIERËN