Ai është 35 vjeç por i ka provuar të gjitha, pothuajse në jetë. Sot është një tenor me famë botërore por vjen nga një e kaluar e trishtë.

Bëhet fjalë për tenorin Ramë Lahaj. Askush nuk do e besonte se dikur ka qenë ushtar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe pse në moshë tepër të re.

Lahaj, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat duke iu referuar pikërisht të kaluarës së tij.