Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi ngacmonte seksualisht vajzat e reja në urban.

Ndalimi është bërë nga karabinierët e stacionit policor të Giulianovas.50 vjeçari e kishte kthyer në një sjellje normale ngacmimin e gjimnazistëve në urban.Por ai nuk po mundej të pikasej nga policët.

Ata u veshën si civilë dhe për javë të tëra udhëtuan në linjat e transportit urban deri sa e arrestuan në flagrancë shtetasin shqiptar që ngacmonte nxënëset që udhëtonin në linjat e Giulianova-Teramo dhe Giulianova-Pescara.

‘Il messagero’ shkruan se vajzat filluan të raportonin për rastin në fund të muajit prill.

Ato rrëfyen se një burrë rreth të 50-tave duke përfituar nga ngjeshja e pasagjerëve gjente momentin dhe u fuste duart.

Një nga vajzat duke qarë tha ndërsa flinte në autobus, ndjeu se dikush po e prekte në pjesët intime, që ishte një burrë i ulur pranë saj.

Artikulli paraprakQËLLOI ME BOMBA MOLOTOV NË DREJTIM TË POLICISË, NDALOHET TROPOJANI
Artikulli tjetërBASHKOHET HIPOTEKA DHE ALUIZNI, EMËROHET DREJTORI I KADASTRËS