Një tjetër gjyqtar ngec në sitën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtarin e Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja. Ai ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

ILDKP raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi gjatë seancës dëgjimore me këtë gjyqtar se Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.

Sa i takon vlerësimit të figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka gjetur atë të përshtatshëm për të vijuar detyrën.