Të imagjinohet jetë në Detin e Vdekur nuk është gjë e thjeshtë. Mbi të gjitha për këdo që e ka vizituar liqenin e depresionit më të thellë të Tokës, 400 metra nën nivelin e detit.

Megjithatë, disa kërkues që në vitin 2011, në disa zona me ujë më të ëmbël në Detin e Vdekur kanë gjetur forma jete, kryesisht baktere. Por, tani, zbulimi i fotoreporterit izraelit Noam Bedin shkon më tej.

Fotografi i projektit “Dead sea revival project”, paska fotografuar peshq që notonin në Detin e Zi.

Një rrethanë që i bie të jetë shenjë e errët e një profecie biblike të gjetur nga Ezechiele (një ndër profetët më të mëdhenj të Jeruzalemit), në të cilën thuhet se rikthimi i jetës në ato ujëra do të korrespondojë me fundin e botës.

“Deti i vdekur është krejt tjetër përveçse i vdekur. Është mrekullia e tetë e botës ka thënë Ezechiele.

Për Biblën, në fakt zona përreth liqenit në të kaluarën ka qenë një nga me fertilet e rajonit, deri në shkatërrimin e Sodomes dhe Gomorres, shkatërrim që përmbysi edhe gjendjen e detit duke e bërë të thatë dhe të privuar nga jeta.