Disa qindra persona protestuan gjatë mbrëmjes në sheshin “Sindagma” të Athinës kundër vrasjes të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas prej policisë shqiptare në përleshjen e armatosur të së dielës së shkuar në fshatin Bularat.

Sipas protestuesve, viktima u ekzekutua prej forcave RENEA, ndonëse policia shqiptare kishte mundësinë ta plagoste më parë.

Protestuesit ndezën qirinj në kujtim të viktimës. Ata hodhën parulla kundër Shqipërisë dhe pro minoritetit.

Ata kërkuan prej qeverisë “t’i mbrojë prej agresionit të ekstremistëve shqiptarë kundër minoriteti etnik grek që jeton në vendin tonë”. Protestuesit kërkuan dënimin e autorëve.