Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur gjykim të shkurtuar për të Kujtim Ekonomi, të pandehurin si autor të vrasjes së Agim Arapit, ngjarje e ndodhur në prill të 2017.

Në këto kushte, nga 5 vite dënim që ka vendosur Gjykata e Shkallës së Sarë më herët, Apeli vendosi 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për Ekonomin, duke e cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu nuk është pranuar ankimi nga ana e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapi, e duke mos e konsideruar të ligjshëm ankimin nga ana e saj.

Po sipas fashikullit hetimor thika e përdorur në konflikt mes Viktimës dhe autorit, është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai dhe jo autori.

Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe Kostandin Ekonomi nuk janë hetuar më në vijim.Pavarësisht se në fillim kur ngjarja u bë publike janë ndalur të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Në interpretimin e saj gjykata e apelit e ka konsideruar veprimin e Kujtim Ekonomit në formën e rrethanave e vetëbesimit të tepruar nga ana e autorit.

Ndërsa deklarimet e Vjollca Arapit, janë konsideruar të pavlefshme ligjërisht pasi janë të ndryshme nga njëri deklarim në tjetrin, duke i hequr në këtë mënyrë dhe të drejtën ligjore për të marrë pjesë në seancën e zhvilluar.