MIRSAD ALETI E TONI TOMA AKUZOHEN PËR PLAGOSJE DHE VRASJEN E ELSA TUSHA. Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” ndaj dy shtetasve Mirsad Aleti dhe Toni Toma, të akuzuar për vrasjen e vajzës 19 vjeçare Elsa Tusha, ngjarje e ndodhur në Kryebushat në orët e mbrëmjes të 7 marsit. Në atë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, Selim behari dhe Paulin Ndoj.

Sipas prokurorisë Mirsad Aleti akuzohet se autor i vrasjes së 19 vjeçares Elsa Tusha dhe plagosjes së Paulin Ndoj. Çështja gjykohej nga gjyktësja Izabela Radovani. Para saj shtetasi Mirsad Aleti deklaroi se pasi ka parë babain e tij të plagosur nuk kujton asgjë se çfarë ka ndodhur pas atij momenti. Nga ana e tij prokurori Agron Bushati në pretencën e tij bëri të ditur se sherri nisi brenda lokalit ku ndodheshin personat e përfshirë në këtë ngjarje. Në lokal në ato moment kishte muzike live me një orkestër. Fillimisht sipas organit të akuzës Paulin Ndoj ka debatuar me pronarët e lokalit. Ndoj ndodhej i shoqëruar nga shtetasi Toni Toma dhe 19 vjeçarja që mbeti e vrarë Elsa Tusha. Selim Aleti ka ndërhyrë për të shuar sherrin që kishte nisur por situata ka precipituar edhe më shumë. 19 vjeçarja Elsa Tusha është kur ka nisur konflikti ka dalë nga lokali dhe ka qëndruar në automjetin fouristradë BMË X5 me targë SH 6969, në pronësi të një kushëriri të shtetasit Toni Toma. Pasi shtetasi Paulin Ndoj ka dërguar 19 vjeçaren tek fouristrada ka marrë armën e zjarrit automatik dhe ka rihyrë në lokal. Sapo është future brenda Selim Aleti fillimisht e ka bllokuar automatikun me trupin e tij por duke u konfrontuar Paulin Ndoj ka arritur që të qëllojë duke e lënë të plagosur shtetasit Selim Aleti. Më pas Mirsad Aleti, djali i Selim Aletit ka dalë jashtë dhe ka qëlluar në drejtim të fouristradës teksa aty ka mbetur e vrarë 19-vjeçarja Elsa Tusha si dhe është plagosur Paulin Ndoj. Pasi ka qëlluar Mirsad Aleti ka transportuar babain e tij të plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës. I pyetyr, Toni Toma ka pohuar se ka qenë ai i cili ka bërë të mundur ardhjen e fouristradës si dhe automatikut që ndodhej brenda saj. Në shtëpinë e shtetasit Toni Toma është gjetur një laborator për kultivimin artificial të kanabisit. Mirsad Aleti është dorëzuar në polici dhe tashmë akuzohet për “vrasje me dashje” ndërsa Toni Toma akuzohet për “Vrasje me Dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje” si dhe “kultivim të bimëve narkotike”.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/sLo3AcImDbw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBANORËT E NËNSHKODRËS GATI PËR PROTESTËN E RADHËS
Artikulli tjetërAKUZAT, REAGON BASHKIA E SHKODRËS