SIPAS POLICISË GJITHÇKA KA NISUR SI NJË SHERR BANAL MES TË RINJVE. Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, si të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçares Elsa Tusha në Kryebushat dhe plagosjen e Paulin Ndoj dhe Selim Aletit.

Në pranga kanë rënë Mirsad Aleti, Paulin Ndoj dhe Toni Toma. 22-vjeçari Ndoji mbeti i plagosur ngjarjen e së shtunës, ndërsa masa e arrestit iu komunikua në spital ku po merr mjekim. “Sot me date 08.03.2014, nga ana e D.P.Q.Shkoder, eshte bere e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve: – Mirsad Aleti, vjec 28, lindur dhe banues ne Berdice, rrethi Shkoder, per vepren penale te “Vrasje me dashje” . – Paulin Ndoj, vjec 22, lindur dhe banues në fshatin “Kaçe”, bashkia Vaudejes, rrethi Shkodër, per vepren penale “Vrasje mbetur ne tentative dhe Armembajtje pa leje” . – Toni Toma, vjec 31, lindur dhe banues ne fshatin “Kaçe’, bashkia Vaudejes, rrethi Shkoder, per vepren penale te “Vrasje mbetur ne tentavive”, Armebajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Kultivim i bimeve narkotike”. Të tre të arrestuarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë. “Arrestimi i ketyre shtetasve u krye pasi me date 07.03.2015 rreth ores 21:50 tek lokal “Argenti” ne vendin e quajtur Bushat, pas nje konflikti per motive te dobeta eshte vrare me arme zjarri shtetasja E.T vjec 20, banuese ne fshatin Kaçe, bashkia Vaudejes, rrethi Shkoder, si dhe jane plagosur rende me arme zjarri shtetasit Paulin Ndoj dhe Selim Aleti”. Më herët policia njoftoi se kishte shoqëruar në komisariat shtetasin V. T vjec 31 banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës si person i dyshuar si dhe kishte shpallur në kërkim shtetasi M. A banues në fshatin Berdicë Shkodër i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Pikënisja e kësaj ngjarje të rëndë ka ardhur pas një sherri në mjediset e brëndshme të një lokali, ndërsa i ishin bashkuar mbrëmjes me muzikë “Live” që organizohet çdo fundjavë. Sipas informacioneve të policisë lokale, shtetasi Paulin Ndoj 22 vjeç është konfliktuar brenda në lokal me 2 persona të tjerë, ndërsa mësohet se njëri nga meshkujt shoqërohej me 20-vjeçaren Tusha që mbeti viktimë. Konflikti me fjalë mes këtyre shtetasve ka degjeneruar në mjediset e jashtme të lokalit me përdorimin e armëve. 20 vjeçarja është futur në makinë, ndërsa shtetasit në fjalë kanë nisur duke qëlluar në drejtim të njeri – tjetrit duke mbetur të plagosur. Breshëria e plumbave nuk ka kursyer as automjetin tip BMË X5 me targë SH 6969E ngjyrë gri, duke lënë viktimë vajzën e re

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/cbiBCenWU_Y” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHANI I HOTIT, ARRESTOHEN 53 SIRIANË
Artikulli tjetër11 VITE PAS 9 JANARIT, ARRESTOHET NË ITALI SKAFISTI