Tre të vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis të rrethit të Matit. Viktima janë tre punonjës të bashkisë Mat, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi.

Fillimisht i vdekur u deklarua vetëm Mentor Hoxha, ndërsa Aliaj dhe Buçi kanë humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në Spitalin e Traumës. I plagosur ka mbetur Astrit Hani edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit me ndëmarrjen e rrugëve.

 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se katër punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës. Rruga po i nënshtrohej rikonstruksionit.

Ata kanë debatuar dhe më pas janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit. Gjatë kohës kur ata po drekonin brenda lokalit të fshatit, ata janë qëlluar me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha.

Rreth një orë pas ngjarjes, policia u vu në ndjekje të autorit, të cilin e arrestoi pranë fshatit Burgajet. Në ndjekje të autorit u vunë 40 forca policore. Kujtim Koxha mësohet se është kryetar i PS për fshatin Shëlli në Mat.

Njoftimi paraprak i policisë:
Burrel
Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat

Forca te shumta policore në ndjekje të tij

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B. Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.
Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur. Sic shihet edhe në pamjet e, tavolina ka qenë ende e shtruar kur ata janë qëlluar me armë. Policia njofton se dy nga të plagosurit janë nisur drejt Tiranës.

Kush është autori i vrasjes në Mat, kryetari i PS në Shelli i qëlloi punonjësit kur po hanin drekë

Autori i vrasjes së dy punonjësve të Bashkisë në Mat dhe plagosjes së dy të tjerëve, Kujtim Koxha, është kryetari i Partisë Socialiste në fshatin Shelli.

51-vjecari Koxha, qëlloi mbi 4 punonjësit e Bashkisë Mat, pas një konflikti për motive të dobëta. Ata po hanin drekë në momentin kur ai është kthyer dhe me një automatik ka shtënë mbi ta. Ata kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur rrugën, pasi autori e kishte zaptuar atë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE