Kreu i PD Lulzim Basha ka reguar për ngjarjet e fundit në qytetin e Vlorës. Basha thotë se atentati në qytein e Vlorës është në vrazhdën e atentateve dhe përplasjeve me armë që kanë mbyrthyer të gjithë vendin.

Basha është shprehur se shteti dhe policia janë të zënë pasi janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza.

Deklarata e plotë

Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi.

Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura.

U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT, KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërSHIFRAT, GRATË PRONARE MBIZOTËROJNË NË BIZNESET E VOGLA