Policia e Tiranës ka njoftuar se një person është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu dyshohet se nga të shtënat ka edhe dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:50 në zonën e ish-Bllokut.

Sipas burimeve viktima është Rigers Gaxha ndërsa të plagosurit dyshohet se janë Ervis Martini dhe Laert Hasa.

Mësohet se viktima ishte truproja e Martinit.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa policia njofton se po punon për kapjen e autorit/ve.

Informacioni Paraprak i Policisë:

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Artikulli paraprakKAPET ME KOKAINË, PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërSI NDODHI VRASJA NË BLLOK: VIKTIMA MBROJTI ME TRUP ERVIS MARTINAJN