Numri i veprave kriminale të kryera gjatë natës së ndërrimit të viteve në Këln të Gjermanisë ka shkuar në 516.

Lajmi është bërë i ditur nga policia, e cila tha se 40 përqind e rasteve janë ngacmime seksuale. Tre ditë pas natës së ndërrimit të viteve u raportua për 90 deri në 100 raste ku gratë në Këln kanë rënë pre e dhunës seksuale, më pas deri të shtunën numri shkoi në 379 dhe të dielën arrin në mbi 500. Shifrat e reja erdhën pasi autoritetet gjermane u udhëruan të zbulojnë nëse sulmet seksuale dhe grabitjet në Këln ishin të lidhura apo jo me sulmet e ngjashme të ndodhura në qytete të tjera të Gjermanisë. Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, në një prononcim për të përditshmen gjermane “Bild” tha se është i bindur që sulmet ishin të organizuara, duke patur parasysh këtu faktin që banda e të rinjve sulmues ishte masive, e përbërë prej 1 mijë përsonash. Sipas tij është e pamundur të jetë ndryshe, pasi këta persona sipas dëshmitarëve, ishin ndarë në grupe të vogla për të sulmuar femrat në Këln në afërsi të katedrales dhe stacionit qëndror të trenit. Sipas hetimeve, pjesa më e madhe e sulmuesve ishin azilkërkues nga Afrika e Veriut dhe me origjinë arabe, por hetimet momentalisht janë përfqëndruar tek afrikanët. Mënyra si ka operuar policia gjatë festës së Vitit të Ri është kritikuar ashpër, teksa kreu i policisë së Këlnit u shkarkua nga detyra pikërisht për shkak të ngjarjes. Kancelarja Merkel pas sulmeve tha se do të përshpejtojë proçedurat e deportimit për të gjithë të huajt që kryejnë krime në vendin e saj. Por ky vendim nuk ka zbehur kritikat e gjermanëve ndaj Kancelares e cila lejoi strehimin e 1 milion emigrantëve gjatë 2015 në Gjermani. Gjithsesi sulme të ngjashme janë raportuar edhe në Hamburg e Shtutgart.