Pas më shumë se 15 orësh kërkimesh, uniformat blu kanë mundur të lokalizojnë dhe më pas të gjejnë çiftin e turistëve nga Hungaria në zonën e Karaburunit në Vlorë. Ata kishin humbur prej pasdites të së dielës dhe kanë lëshuar sinjalin SOS, por më pas për shkak të errësirës dhe terrenit t vështirë kishin vendosur ta kalonin natën në çadrën e kampingut që kishin me vete.

Zona ku ata ngritën çadrën ë kampingut rezultoi pa mbulim me valë telefonike dhe kjo e ka bërë të pamundur që policia të lidhet me ta. Ndërkohë vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, uniformat blu kanë mundur të lokalizojnë dhe të shpëtojnë çiftin e turistëve.

Çifti hungarez janë të moshave 35 dhe 40 vjeç dhe makinën e tyre e kishin lënë të parkuar pranë një lokali në zonën ku më pas humbën. Kjo ka bërë që policia të ngushtojë rrethin e kërkimeve dhe në këtë mënyrë ka gjetur pas 15-orësh turistët. Për gjetjen e tyre Policia e Vlorës ngriti grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë, Policia Kufitare nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Artikulli paraprakDOLËN PËR TË EKSPLORUAR, ÇIFTI NGA HUNGARIA HUMB NË LLOGARA
Artikulli tjetër8530 QYTETARË SHKARKOJNË APLIKACIONIN STOP INFORMALITETIT! RAMA: DENONCONI ÇDO SHFAQJE ABUZIMI ME LIGJIN