Data 27 qershor është edhe afati përfundimtar kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të shqyrtonte kandidaturat për SPAK, por për shkak të vonesave të vettingut duket se edhe ky afat do të shtyhet ashtu siç ndodhi edhe me Prokuroren e Përgjithshme.

Kjo procedurë me shume gjasa mbyllet brenda muajit korrik, pasi edhe Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit po punon në mënyre të përshpejtuar me kandidatët për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Deri më tani e kanë kaluar vettingun 7 nga 24 kandidatët për SPAK, ndërsa janë në proces për tu njohur me vendimet dy të tjerë.

Kolegji ka shkarkuar nga detyra vetëm një nga kandidatët Shkëzen Cena, i cili para vendimit u dorëhoq nga gara. Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kryejë vlerësimin profesional të kandidatëve të cilët do të kalojnë në seanca dëgjimore.

Nga 24 kandidatë për në SPAK deri më tani janë konfirmuar 7 prej tyre, ndërsa njëri është shkarkuar.

Të martën KPK do të japë vendimin Behar Dibrën një tjetër kandidat që konkurron për në SPAK, i cili ndërsa të mërkurën do të shpallet edhe vendimi për Eugen Becin, dy kandidatë që rezultuan pa probleme në të tre kriteret.

Artikulli paraprakSHÇBA GODET “MASHTRUESIT”, PRANGA DY POLICËVE DHE AVOKATIT
Artikulli tjetërSHQIPTARI NË ITALI PLAGOS ME THIKË GRUAN