Ngrohja në shkollat e qytetit dhe njësitë administrative që mbulohen nga Bashkia Shkodër do të fillojë në fund të muajit Nëntor.

Sipas shefes së Drejtorisë Ekonomike të Arsimit në Bashki, tashmë ka përfunduar faza e prokurimit dhe do të bëhet shpërndarja e lëndës së parë në shkollat e qytetit. Edhe këtë vit, një pjesë e madhe e shkollave të qytetit do të ngohen me gaz të lëngshëm. Për shpërndarjen e lëndëve të para në shkolla janë ngarkuar subjekte private në bazë të ofertave që janë paraqitur pranë bashkisë Shkodër.