Një nga problemet më e vazhdueshme në shkollat e qytetit të Shkodrës është ngrohja

, bashkia Shkodër ka nisur rikonstuksionin e shkollave disa kohë para nisjes së sezonit të ri arsimor për të bërë të mundur që çdo shkollë në Shkodër dhe rrethina të jetë me kushte të përshtatshme për nxënësit. Përgjegjësia e zyrës së arsimit në bashki Aulida Anamali në një intervistë për Star Plus bën me dije se në nisjen e vitit të ri shkollor, rikonstruktimi do të jetë i përfunduar ku tashmë edhe ngrohja nuk do të jetë më një problem.

Ndërkohë në muajin Janar të këtij viti bashkia Shkodër përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare si dhe në sistemin parashkollor në Shkodër ngrohja në këto ambiente do të jetë me gaz dhe dru, kjo gjë realizohet sipas një plani mujor që bazohet te kërkesat e ardhura nga Drejtorët e Shkollave.

Artikulli paraprakNISIN NDRYSHIMET NË DREJTORITË NË SHKODËR
Artikulli tjetër“PËR FAMILJEN”, SI FUNKSIONOJNË QËNDRA KOMUNITARE