Nikollë Marku është zgjedhur kryetar i PD-së në grupseksionin e Velipojës.

Në zgjedhjet që u zhvilluan me dyer të mbyllura Nikollë Marku kandidoi përballë Altin Kaçaj dhe Sandër Viluni. Në total patën të drejtë vote vetëm 24 persona. Në fund Marku mori 13 vota, Altin Kaçaj 7 vota dhe Sandër Viluni 3 vota. Fituesi i kësaj gare që u shoqërua me shumë probleme për PD-në e Velipojës e me një përçarje në mes tyre, shprehet se votimi ishte transparent. Marku që do drejtojë PD-në e Velipojës shprehet se dy ish kandidatët e tjerë do t’i ketë bashkëpunëtorë të tij. Sa i përket akuzave të një dite më parë Marku tha për ata persona që e kanë akuzuar se kanë shitur votat nga PD-ja tek PS-ja. Komisioni zgjedhor për grupseksionin e Velipojës përbëhej nga Greta Bardeli, Emiljano Pjetri dhe Agim Plepi. Nga sa mësohet të 3 kandidatët pas votimit kanë firmosur procesverbalin dhe kanë shtërnguar duart me njëri-tjetrin pavarësisht problemeve që kanë patur deri në përplasje fizike të simpatizantëve apo edhe akuzave të bëra sëfundmi.

Artikulli paraprakKRYETARI I FRPD VELIPOJË MATUSHA: S’MË DOLI EMRI NË LISTË
Artikulli tjetërGURI ZI, ADEMI INSPEKTON PUNIMET NE KANALIN VADITËS