Në të gjitha shërbimet e spitaleve të vendit do të publikohet lista e barnave për pacientët dhe në rast se ka mungesa do të përgjigjet personalisht drejtuesi i spitalit .

Ishte ky urdhëri që dha ministria Manastirliu pak ditë më parë.

Ndërkohë nga sa bën me dije nëndrejtoresha e spitalit rajonal të qytetit të Shkodrës, Teuta Rrjolli, ky urdhër ka gjetur plotësisht zbatim në këtë institucion shëndetësor.

Ndërkohë nëndrejtoresha Rrjodhi thekson se spitali po bën të mundur furnizimin me ilacet më kryesore,te gjitha listat janë afishuar ne shërbimin e urgjencës dhe po punohet dhe ne pavionet e tjera.

Megjithatë ka sëmundje specifike të cilat e pacienti duhet ti blejë nëpër farmaci.

Furnizimi i spitalit me ilaçe është mjaft e rëndësishme në koston e qytetarit pasi nëse deri tani ai është drejtuar famacive për blerjen e ilaçeve më minimale, tashmë ato më të rëndësishmet mund ti gjejë pranë ambienteve spitalore, në çdo pavion.

 

Artikulli paraprakKRAJA: TE VLLAZNIA SKA LIDER POR VETËM PUNËTORË
Artikulli tjetërDUARTROKITET “LUFTA DHE PAQJA… PA PILAF”