Pas njoftimit se Theresa May do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, ka nisur gara për të marrë kreun e Partisë Konservatore. Gara ka të bëjë jo vetëm me zgjedhjen e një lideri të ri partiak, por edhe me kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar. Deri më tani katër emra kanë konfirmuar kandidaturën.

Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt

Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart

Ish Sekretari i Jashtëm, Boris Xhonson

Ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve, Esther McVey

Sekretarja për Punën dhe Pensionet, Amber Rudd, e ka përjashtuar veten duke për thënë Daily Telegraph se nuk ka mendon se është vendim i duhur për të kandiduar.

“Unë nuk mendoj se është momenti im tani”, tha Rudd.

Dje me anë të një fjalimi emocional ku nuk munguan as lotët, kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar se do të heq dorë nga posti si kryetare e Partisë Tory rrjedhimisht edhe nga posti i kryeministres. May tha se ajo kishte bërë gjithçka që kishte mundur për të fituar mbështetje për marrëveshjen e saj për Brexit, por tha se tani është në interesin e mirë të vendit që Britania te ketë një kryeministër të ri që ta udhëheqë përpjekjen për Brexit.

Artikulli paraprakI VENDOSI KUSHT GJERMANISË PËR DIALOGUN, SOT PROTESTA E GJASHTË E OPOZITËS, MISTER SKENARI
Artikulli tjetërU ZHDUK NË SHESHIN E LOJËRAVE, 4 VJEÇARI SHQIPTAR GJENDET I VDEKUR NË LUMË