Ndotja ne zonen e Kune-Vainit ka ngritur ne kembe institucionet ne Lezhe, pas publikimit ne mediat te rastit skandaloz.Policia ka nisur hetimet per identifikimin e shkaktareve te ndotjes se bregdetit ne zonen e Kune-Vainit.

Sipas verifikime ne terren shkak i ndotjes eshte bere komunikimi i detit me lagunen nga nje kanal i cili eshte hapur nga muaj mars, ndersa behet e ditur se personat pergjegjes do te perballen me ligjin.

Prefektura e Lezhes ka zhvilluar disa takime per kete ceshtje skandaloze, ndersa, personat pergjegjes do te vihen para drejtesise.

Prej tre ditesh Bashkia Lezhe ka nisur punen me nje fadrome per pastrimin e zones se ndotur ne Kune-Vain, ndersa eshte bllokuar menjehere kanali qe lidh lagunen me detin.

Ndotja e krijuar prej me shume se dy javesh solli largim te pushesve nga kjo zone turistike, duke dhene nje ndikim mjaft negativ per turizmin ne pikun e sezonit.

 

Artikulli paraprakSPITALI, MASMALAJ DREJT LARGIMIT SI DREJTOR
Artikulli tjetërTRAFIKANTI SHQIPTAR I KOKAINËS NË LONDËR: PATËM SHUMË PUNË NË NDESHJEN ANGLI-KOLUMBI!