Në kuadër të javës së frankofonisë shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” nisi sot aktivitetin e parë, mes shumë të tjerëve që do të organizohen përgjatë gjithë javës.Në këtë shkollë edhe kete vit janë parashikuar që të organizohen një sërë aktivitetesh me karakter kulturor dhe informativ

Mësuesja Suada Agovi thotë se ësimi i gjuhëve të huaja gjithnjë e më shumë po kthehet në një trend, ndërkohë fatkeqësisht në vendin tonë interesi për gjuhën frenge vazhdon të jetë i ulët

Në këtë veprimtari nxënësit luajtën pjesë të ndryshme në frëngjisht dhe shqip Interpretimet e nxënësve që ishin oksigjeni i kësaj veprimtarie u duartrokitën nga të pranishmit që ishin nxënës, mësues e prindër të këtyre nxënësve