Kampionati kombëtar i futbollit për femra ka siparin e tij për këtë vit. Nga 3 ekipet që ka Shkodra vetëm një prej tyre e ka nisur me fitore ndërsa dy ekipet e tjera kanë marrë një barazim dhe një humbje.

Në këtë mënyrë skuadra e Vllaznisë pavarësisht pjesëmarrjes së saj në eleminatoret e ligës së kampioneve e ka nisur me një fitore të padiskutuar.

Vajzat kuqeblu fituan 8-0 ndaj Maliqit në transfertë duke mos e vënë farë në dyshim fitoren por edhe duke shënuar një goleadë që në javën e parë si për të treguar se do jetë ekipi që do dominojë ashtu si vitet e kaluara.

E zakonshmja Megi Doçi e ka nisur me 5 gola të shënuar ndërsa dy të tjerë realizoi Estelle dhe një gol Esmeralda Franja. Në ndeshjen tjetër Ajax Albanian School ka humbur 5-1 ndaj Apolonisë së Fierit.

Edhe pse kjo përballje u luajt në Shkodër vajzat fierake arritën që të fitojnë me rezultatin e thellë 5-1 duke treguar se do jenë një prej skuadrave më të mira të këtij sezoni. Për Apoloninë shënoi 2 gola Levenaj, 2 Taullaj ndërsa Stalaj një autogol në fund ndërsa për AAS goli i vetëm u realizua nga Skutina në fund të ndeshjes.

Sfida e tretë është ajo mes Juban Danja dhe Term Fc e cila përfundoi në barazim 1-1. Një përballje e luftuar deri në fund në kompleksin sportiv “Zmijani” por që nuk nxori një fitues sepse përfundoi në barazimin 1-1.

Për Apoloninë është Popa ajo që shënon në fund të pjesës së parë duke i dhënë avantazhin ekipit të saj. Juban Danja në 45 minutat e dyta tenton të gjejë golin e barazimit dhe është Paula Jaku ajo që barazon 3 minuta përpara përfundimit të ndeshjes.

Skuadrat ruajnë këtë barazim dhe marrin nga një pikë. E sigurtë është se Vllaznia do jetë pretendente absolute ndërsa duhet para paraqitja e Juban Danja dhe AAS këtë sezon.

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU: ZOTI NUK I DO MAFIOZËT
Artikulli tjetërVELEÇIKU MERR FITOREN E PARË, DULI: 3 PIKË SHPRESE