Kanë nisur punimet e Kongresit të PS.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj mbërritën në kongres së bashku të veshur me atlete.

Sekretari i Pergjithshem, Taulant Balla hapi kuvendin duke deklaruar: Sot është dita e ndezjes së motorëve për të fituar në 61 bashkitë e vendit.”

Fatos Nano edhe pse kishte konfirmuar pjesëmarrjen deri tani nuk është dukur në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet kongresi i socialistëve.

Tre muaj para zgjedhjeve- Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, në Kongres do rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë. Gjithashtu do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin.

Punimet u hapën nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla. Do marrin fjalën Ministra, kryebashkiakë, ndërsa në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon.