Pjesëmarrësit në rrethin e 76-të çiklistik të Shqipërisë janë mirëpritur nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në sheshin para bashkisë në një ceremoni zyrtare të organizuar.

Të gjitha ekipet kombëtare pjesëmarrëse u ngjitën në podium njëra-pas tjetrës. Kryebashkiakja Ademi tha se është një aktivitet i cili është pritur me kënaqësi.

Presidenti i federatës shqiptare të çiklizmit Skender Anxhaku tha se për të është gjithnjë kënaqësi për të qenë në një qytet si Shkodra.

Rrethi i 76-të çiklistik do të jetë për 4 ditë me radhë. Kombëtarja shqiptare ka në përbërje të saj shkodranët Bruno Kola dhe Astrit Kronaj si dhe Ylber Sefa, Klidi Jaku, Besmir Banushi, Eugert Zhupa dhe Olsian Veliaj të drejtuar nga trajnerët Dashamir Rama dhe Leonard Kola. Kuqezinjtë synojnë të bëjnë një paraqitje pozitive në këto gara.

Artikulli paraprakM.MADHE, LSI TAKIM PËR RIORGANIZIMIN E STRUKTURAVE
Artikulli tjetërFRONTEX NIS PATRULLIMIN NË KUFIRIN SHQIPTARO – GREK