Opozita e bashkuar ka nisur protestën në Bulverdain ‘Dëshmorët e Kombit’. Pas bashkimit me qytetarët, kreu i PD, Lulzim Basha është ulur për disa minuta këmbëkryq me protestuesit.

Në krah të Bashës ishte edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili gjithashtu është ulur këmbëkryq.

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në

kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Artikulli paraprak“ANTIMITINGU” I KRYEMINISTRIT RAMA NË VLORË
Artikulli tjetërÇAHET KORDONI I POLICISË, PROTESTUESIT FLAKË E BOMBA MOLOTOV NË KRYEMINISTRI