Specialistët e Bordit të kullimit kanë nisur prej disa ditësh punë për rehabilitimin e argjinaturës Pentar-Luarz e cila përshkon dy njësitë administrative atë të Dajcit dhe Velipojës. Argjinatura ka një gjatësi prej 4 km dhe në të sipas banorëve është hera e parë që ndërhyhet që në vitin 1972 që ka koha kur është ndërtuar.

Punimet po ndiqen hap pas hapi nga kreu i njësisë administrative të Dajcit Gjovalin Darragjati i cili shpreson që investimi të kryhet me standarte në mënyrë që të mos përsëritet më përmbytja e viteve të shkuara

Darragjati thotë se kjo zonë kërkon vëmëndje më të madhe dhe mbështetje financiare me grante e projekte afatgjatë

Njësia Administrative Dajç është një ndër zonat më të prekura të përmbytjeve pëgjatë viteve 2010-2011, duke patur kështu frikën e herpashershme të mundësisë së përmbytjeve.

Ndërkohë ndërtimi i argjinaturën në Darragjat shikohet si një nevojë imediate përmes një projekti të studiuar, në mënyrë që zona njëherë e mirë të mos vuaj këtë problematikë. Argjinatura e Darragjatit, vazhdon të prishet dhe gërryhet në mënyrë të vazhduar nga ujërat e lumit Buna.