Më në fund pas shumë kërkesave dhe protestave të organizuara për banorët e fshatit Bardhanjor të njëisë administrative Rrethina ëndrra është bërë realitet.

Problemi i tyre më kryesor ka qënë amortizimi i aksit rrugor Bradhanjor-Rrenc.Pikërisht sot nisi puna fillestare për rikonstruksionin e kësaj rruge.

E pranishme në nisjen e punimeve ka qënë Kryetarja e Qarkut Shkodër Greta Bardeli bashkë më nënkryetarin Maxhid Cungu falë të cilëve po kryhet ky investim.

Aksi Bardhanjor-Rrenc që nis që nga kryqëzimi i fshatit Bardhaj me gjatësi 4.8 kilometër do të mundësojë afrimin e banorëvë me pjesën tjetër të qytetit.

Kjo zone ka nevoje per nderhyrje te metejshme ne rrjetin e kanalizimeve pasi reshjet e shiut mund të dëmtojnë përsëri ndërhyrjet që po bëhen.

Disa herë banorët kanë protestuar për rregullimin e rrugës në të cilën po vihet dorë pas kaq vitesh.

 

Artikulli paraprakFILLUAN REGJISTRIMET NË SHKOLLËN PYJORE
Artikulli tjetërSHPËRTHEN ME TRITOL NJË LOKAL NË LAÇ