Prej tre ditësh kanë nisur punimet për rrugën Hidrovor- Dobraç i Ri, Loti 1 në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës.

Investimi i Bashkisë së Shkodrës arrin në 74 milion lekë dhe punimet pritet të përfundojnë brenda dy muajve.

Banorët janë të kënaqur me këtë investim që po kryhet sepse sipas tyre gjendje e vështirë në rrugë gjatë dimrit vështirësonte lëvizjen.

Kjo rrugë ka një gjatësi 700 metra. Është hera e pare që ndërhyhet për rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila ka nji impakt shumë të rëndësishëm për banorët, duke qenë edhe një aks lidhës me rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit.