Ka nisur në Kuvend seanca plenare në orën 10:00, ku do të votohet ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Në sallë ndodhen vetëm deputetët e mazhorancës dhe 2 deputetët e LSI-së që kanë marrë pjesë vetëm për procedurë. Opozita ndodhet në Vlorë, ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës.

Në seancë po raporton kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Marku ka prezantuar në këtë seancë raportin vjetor për kriminalitetin për vitin 2017.

Marku ka thënë se prokuroria e përgjithshme ka dërguar 11 mijë raste për procedim dhe se kallëzimet penale janë rritur me 10%.