Në Star Plus ka nisur sezoni i ri i Studio e Hapur. Në puntatën e parë i ftuar në studio ishte ish-drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Përparim Çela i cili për herë të parë pranoi të fliste

për arrestimin e tij dhe mjekëve dhe infermierëve të tjerë dhe më pas procesin gjyqësor ku u lanë të lirë. Ish-drejtori tha në Studio e Hapur se ditët e arrestimit ishin një traumë për të dhe familjen.

Çela duke folur për çështjen që vijon të jetë nën hetim nga prokuroria siguroi se në spitalin e Shkodrës gjatë kohës që ka drejtuar nuk ka patur asnjë abuzim sa i përket stendave tek koronarografia siç dyshohet.

Studio e Hapur në Star Plus do vijojë që të ketë në qendër të saj zhvillimet e fundit, dëshmi dhe të ftuar të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre apo do të diskutojnë mbi çështje sensitive dhe me interes të gjërë për publikun.