“Shkodra Jazz Festival” ka mbërritur në edicionin e saj të 11-të ndërsa nga 10 gushti ka nisur zyrtarisht aktivitetet dhe leksionet për të rinjtë në degë të ndryshme muzikore që do të zgjasin deri në 31 gusht. Gjatë kësaj periudhe janë parashikuar edhe një sërë koncertesh, ekspozita, shfaqje të ndryshme, prezantim libri apo edhe dokumentar. Producenti i “Shkodra Jazz Festival”, Florian Jakaj thotë se nuk ka qenë një vit i lehtë për shkak të pandemisë COVID-19.

Markelian Kapidani këtë vit do të ketë klasën e “Rrok Academy Jazz” me studentët e rinj por edhe shkrimin muzikor që është shumë i rëndësishëm dhe që po mungon në ditët e sotme.

Bardh Jakova do të ketë “Rrok Academy Firzamonikë” ndërsa Paçalin Pavaci “Rrok Academy Clasicc”. Për mjeshtrin Pavaci ky vit i “Shkodra Jazz Festival” është një mesazh i fortë se arti mund të mbijetojë edhe mes vështirësive.

Përgjegjsja në drejtorinë e kulturës në bashkisë Shkodër Bruna Keçi thotë se “Shkodra Jazz Festival” do të sjell ndjesi pozitive në këto ditë pandemie.

Në vitin e 11-të të saj “Shkodra Jazz Festival” vjen me disa risi siç është klasa e klarinetës për të rinjtë ku do të jetë artisti italian Françesko Django Parbbieri apo “New Tecnology” që vjen nga Orestia Kapidani. Në total janë 12 aktivitete të parashikuara deri më 31 gusht mes të cilave edhe disa koncerte në Tiranë duke e zgjeruar “Shkodra Jazz Festival” edhe përtej qytetit të Shkodrës.