Ka nisur nën thirrjet “Rama ik, Xhafaj ik, poshtë policia” protesta e sotme e opozitës në mjediset e jashtme të ministrisë së Brendshme.

Qindra vetë janë mbledhur në pedonalen pranë ministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit, pas një materiali të shfaqur dje nga PD, që pretendon se implikon vëlklain e ministrit në trafikun e drogës.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, përmeso një letre publike deklaroi sot se do t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur një dënim të dhënë ndja tij në Itali.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, tha se duke u bazuar te një ekspertizë e huaj, është arritur në përfundimin se materiali i PD-së është një një montazh.

Artikulli paraprakRAMA: FATMIR XHAFAJ DO VAZHDOJË DETYRËN, KAM NË DORË ANALIZËN SHKENCORE PËR AUDIO-PËRGJIMIN
Artikulli tjetërGJYKATA E TIRANËS SHTYN SEANCËN E PARË PËR KASEMIN, AKUZOHET SE VRAU ISH-GRUAN GJYQTARE