Në të gjithë qarkun e Shkodrës ka nisur vaksinimi I bagëtive.Ketë fakt e bën të ditur kryeveterineri I Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër, Selim Kraja I cili pohon se deri tani nuk rezulton asnjë epidemi, pra situata është mjaft normale.

Ndërkohë kryeveterineri Kraja bën me dije se janë kryer dhe analiza me kampione qumështi në baxho të ndryshme të cilat kanë rezultuar negative.

Të gjithë femerët duhet të jenë të kujdesshëm përsa I përket sigurisë ushqimore.

Te mos konsumojnë apo të tregtojmë bagëti të cilat janë të pavaksinuara pasi do ishte një dëm serioz për shëndetin e secilit prej nesh.Duhet të respektojnë afatet e vendosura.

Vaksinimi është procesi që ka ndjekur vit pas viti drejtoria e bujqësisë për të qenë kështu sa më afër fermerit duke parandaluar ngordhjen e bagëtive