Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Armatosura prej disa ditësh po punojnë për zhbllokimin e rrugës së Thethit e cila ka një trashësi bore prej 2 metër në shtratin e saj.

Sipas Nënkryetarit të Bashkisë Shkodër Dritan Meta, zhbllokimi i rrugës do të vijojë deri në Qafthore në mënyrë që rruga të jetë e hapur për sezonin turistik.

Ndërkohë bëhet më dije se ndërhyrja do të vazhdojë edhe 10-15 ditë të tjera në varësi të kohës dhe situatave të papritura.

Zona e Thethit për muaj të tërë ka qëndruar në izolim të plotë.

Ndërhyrja për zhbllokimin e rrugëve ka qenë mjaft e domosdoshme dhe jetike si për banorët e zonës por dhe të turistëve të huaj të cilët më hapjen e sezonit të ri turistik dyndja do të jetë tej mase.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE