Është nisur drejt Italisë 31 vjeçari Gentian Ndoj, ku dhe do te kryje pas disa ditesh edhe ndërhyrjen kurigjikale. Që pas apelit në Star Plus, per Gentin është mbledhur një shumë e konsiderushmë fushatë e nisur nga Famullia e Shënkollit dhe të rinjtë e kësaj zonë.

Ai është nisur ditën e djeshme drejt Italisë dhe brenda pak ditësh pritet që të kryejë ndërhyrjen në një spital atje.Para disa ditësh famullia e këtij fshati së bashku me disa të rinj kanë mbledhur euro për kurimin e Gentit, i cili pritet të kryhet në një spital në Itali.

Miqtë e Gentjanit kanë dalë shtëpi më shtëpi për të grumbulluar shumën prej 25 mijë eurosh.Gjithashtu një emigrant që jeton në Neë York ka zhvilluar një koncert humanitar që të ardhurat të shkojnë në llogarinë e 31 vjeçarit nga Shenkolli i Lezhës.31 vjeçari pësoi një aksident automobilistik dhe dëmtoi dy frakturat e femurit bilateral Sinister edhe dexter.

Gjithashtu dëmtoi dhe dy nervat ishiatik ku në gjymtyrët e dy këmbëve e ka ndjeshmërinë zero. Infeksioni që ka në këmbë ka bërë që Ndojit ti rrezikohet jeta, pas infektimit dhe të gjakut të tij.Gentiani ka kryer 9 ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri, por pa sukses dhe ka 10 vite me infeksionin Osteomelit, edhe 1 fistul të ngjitur në një nerv në kofshën e djathtë