Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot në mesditë emrat e 6 ministrave teknikë dhe të zv.kryeministrit të propozuara një ditë më parë nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe të panuara më pas nga kryeministri Rama pas marrëveshjes politike që bënë bashkë javën e shkuar.

Kështu me dekret të kreut të shtetit, është liruar nga detyra Niko Peleshi dhe ne vend të tij në postin e zv. kryeministrit, është emëruar Ledina Mandia. Për postin e ministrit të Brendshëm, largohet Fatmir Xhafaj dhe dekretohet Dritan Demiraj. Ministre e Financave, Helga Vukaj, zë postin e lënë nga Arben Ahmetaj. Ndërsa Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazmend Bardhi.

Ministër i Arsimit dhe Sportit dekretohet Mirela Karabino, e cila zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën. Arben Beqiri do të zërë vendin e Ogerta Manastirliut në krye të Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka do të zëvendësohet nga Xhuljeta Kërtusha në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Një ditë më parë u bënë të ditur edhe emrat e atyre që do të drejtojnë KQZ-në, (Klement Zguri) dhe Avokatin e Popullit (Erinda Ballanca).