Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu është bashkuar shqetësimit të opozitës lidhur me kriminalitetin në vend.

Përmes një statusi në “Facebook” Nishani thekson se tashmë krimi është bërë partner i politikës së qeverisjes së majtë në vend.

Po ashtu ai ka nënvizuar faktin se vetëm populli sfidon krimin politik.

Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës.
Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale,

vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve.

Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë.
#vetëmpopullisfidonkriminpolitik”, shkruan Nishani.

Artikulli paraprakZBULOHET SHIFRA: JA SA DO MARRIN SHPËRBLIM PENSIONISTËT NË FUNDVIT
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË GENOVA MUND TË ISHTE SHMANGUR, 30 ZYRTARË E DININ RREZIKUN, DEL LISTA E ‘FAJTORËVE’