Nishani:Politika shqiptare duhet të respektojnë vullnetin popullor

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka realizuar takime me përfaqësues të Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale si dhe Dhomën Amerikano-Hebreje të Ekonomisë ku ka thënë se politika dhe institucionet shqiptare kanë detyrimin që të respektojnë vullnetin popullor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Nishani këtë deklaratë e ka bërë gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Çikagos për Çështjet Globale ai tha se “klasa politike dhe institucionet shqiptare kanë detyrimin moral dhe institucional për të respektuar vullnetin popullor dhe vijuar rrugën e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” Kreu i Shtetit shqiptar u mikprit dhe zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit, Ambasadorin Ivo Daadler ish-përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO dhe më pas iu drejtua anëtarëve dhe të pranishme me një fjalë tematika kryesore e së cilës ishte: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor: Një e ardhme evropiane? Nishani gjatë takimit me Dhomën Amerikano-Hebreje të Ekonomisë në Çikago tha se, “Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit mes nesh, kontribut jo vetëm për dy popujt, por për të gjithë njerëzimin. Nishani u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit dhe të bashkësisë së shumtë hebreo-amerikane duhet të thellohen e të zgjerohen më tej duke u përkthyer në rritje të shkëmbimeve ekonomike-tregtare, sidomos po të kihet parasysh miqësia dhe lidhja e veçantë historike si dhe vlerat e parimet e përbashkëta që ndajmë, të cilat u forcuan edhe më shumë gjatë periudhës së tmerrshme të Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Për sa i përket zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike si rritjen e pranisë së investitorëve hebreo-amerikanë në Shqipëri, Presidenti Nishani vuri në pah burimet e shumta e të pasura natyrore, sidomos ato ujore, klimën dhe pozicionin e favorshëm gjeografik, legjislacionin ndihmues në fuqi, por mbi të gjitha miqësinë tradicionale dhe besimin e sprovuar. Kreu i Shtetit shqiptar dhe drejtuesit e Dhomës Tregtare Amerikano-Hebreje të Çikagos, njëra prej institucioneve më të vjetra e kësaj bashkësie në Shtetet e Bashkuara, ndanë pikëpamjen e përbashkët se investimet e sipërmarrësve hebreo-amerikanë në përgjithësi dhe atyre izraelitë duhet të jenë më të pranishme në numër dhe cilësi duke zbatuar ide dhe projekte konkrete në fusha si turizmi, bujqësia, shfrytëzimi i pasurive natyrore, teknologjia e informacionit, etj., duke pasur parasysh potencialet dhe mundësitë e mëdha vendi ynë ofron. Drejtuesit dhe anëtarët e Dhomës Amerikano-Hebreje të Çikagos vlerësuan veçanërisht strehimin dhe shpëtimin që vendi ynë dhe populli shqiptar u ofroi hebrenjve gjatë Holokaustit duke e quajtur “dëshmi të kurajës dhe staturës morale për t’i rezistuar dhe bërë ballë trysnisë së regjimit të pashpirt nazist”. Duke ndarë të njëjtën pikëpamje me Presidentin Nishani, ata u shprehën se kjo dëshmi e heroizmit të shqiptarëve duhet të promovohet edhe më tej në botë si një shembull që duhet të përhapet, sepse tregon respekt për të tjerët ndryshe, bashkëjetesë dhe parime të përbashkëta. Presidenti Nishani, duke nënvizuar se historia e mikpritjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri ka është shembulli që shqiptarët janë të gatshëm ta përhapin e bëjnë të ditur jo vetëm në rajon dhe në Evropë, por edhe më gjerë, e vlerësoi këtë takime si shprehje e miqësisë së konsoliduar dhe partneritetit mes dy kombeve, u shpreh se: “dy komunitetet duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht së bashku duke u bazuar në parimet, vlerat dhe virtytet e përbashkëta.

Artikulli paraprakMISIONI USHTARAK RUS,KODHELI:NUK CENON ASNJE SEKRET,AS TE NATO-S
Artikulli tjetërI HYJNE NE SHTEPI,SHPEND AHMETI GRINDET ME GRATE E PASTREHA