NË RRUGËN “ISUF SOKOLI” INSPEKTORIATI I BASHKISË SHEMB 4 OBJEKTE.Inspektoriati i ndërtimit në Bashkinë Shkodër ka ndërmarrë një aksion për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në rrugën “Isuf Sokoli”. Për 4 objektet të ndërtuara vitet e fundit në trotuare poshtë pallateve vendimi është marrë nga Bashkia e Shkodrës.

Një prej pronarëve, Gjon Colaj që iu prish objekti në të cilin kishtë krijuar një biznes për të mbajtur familjen shprehet i irrituar.Gjon Colaj ka një familje prej 7 antarësh duke mos ditur se me çfarë të ardhurash të sigurojë jetesën.Aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje do të vijojnë sërsih në lagje të tjera të qytetit atje ku janë zënë hapësirat publike duke sjellë problem qoftë për qytetarët por edhe për imazhin e qytetit të Shkodrës.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/6frhfM2_j5s?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]