Qeveri e re, Ministri të rinj, drejtues të rinj edhe në rrethe.

Në këtë fjalë mund të përkufizohet ky shtator për adminisrtratën në vend. Por ndryshimet në ministritë e linjës kanë nisur të japin efektet e para edhe ne drejtoritë e rretheve. E para që pëson ndryshime është drejtoria e operatorit të Shpënrdarjes së energjise elektrike ne Shkodër. Që nga kjo e hënë, në krye të këtij dikasteri nuk është më, Ersi Sulejmani, i cili ka lënë këtë post, duke u larguar drejt Tiranës ku do të vazhdojë të punojë në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE në Tiranë.

Sulajmani largohet nga drejtimi i këtij institucioni pas 1 viti e gjysëm duke i lënë vendin një tjetër emri që nuk vjen nga Shkodra. Burime pranë OSHEE bëjnë me dije se në postin e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike, do të jetë Ervin Sadiku, një emër jo shumë i njohur, por punon prej vitesh në këtë diakster ne drejtorin e përgjithshme të OSHEE në Tiranë Megjithatë OSHEE, është e para drejtori e cila i nënshtrohet ndryshimeve të titullarëve, ndërkohe që sipas burimeve mësohet se gjatë këtij muaji do të jene edhe drejtoritë e tjera në të cilat do të behen edhe ndryshimet e titullarëve.

Artikulli paraprakMUZEU “OSO KUKA” , ATRAKSION TURISTIK
Artikulli tjetërNGROHJA NË SHKOLLA JO MË NJË PROBLEM