Rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve më COVID në vendin tonë, e për pasojë edhe i hospitalizimeve, kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin COVID/3.

Ish- Urgjenca kirurgjikale në QSUT po përgatitet për t’u kthyer në spital ku do të trajtohen të infektuarit me koronavirusi.

Mësohet se kanë nisur rekrutimet për burimet njerëzore, pjesë e së cilit do të jetë edhe stafi që shkoi në Itali për 1 muaj për shkak të eksperiencës së fituar në vendin fqinj, një nga shtet më të prekura nga ky virus.

Emri që lakohet më së shumti për drejtimin e këtij spitali i cili fillimisht do të ketë 40 shtretër, është mjeku Arjan Harxhi.

Aktualisht te spitali Infektiv janë të shtruar 90 pacientë, e ndërsa te “Shefqet Ndroqi” janë rreth 190, ku 50 prej tyre janë pozitiv e ndërsa pjesa tjetër tamponi ka rezultuar negativ, por kanë shfaqur pneumoni.