Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka dhënë mesazhin e përvitshëm.

Në fjalën e tij, Sytari u shpreh se muaji i rëndësishëm i Ramazanit vjen për qëllimin e lartë të afrimit me vlerat e përkushtimit dhe përsosjes së cilësisë së besimit.

Ndërkohë, ai u bëri thirrje besimtarëve të dëshmojnë veten myslimanë të përkushtuar dhe asgjë nuk kanë mbi zotin.

Duke iu referuar veseve negative të njeriut, Sytari u shpreh se nuk është zgjidhja e duhur.

Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon këtë të mërkurë dhe miliona besimtarë në mbarë botën i bashkohen sakrificës për besimin.

Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Fitër Bajramin, një ndër dy festat më të rëndësishme islame.